Zgjedhja e Lori Hoxhës për “Dancing with the stars”, ishte tjetër, balerini i mirënjohur Kledi Kadiu.

Në një postim të gjatë, producentja ka shkruar: “I kam dhënë dorën për herë të parë Kledit në moshën 13 vjeçare kur im atë më detyronte mua dhe Sarën të udhëtonim çdo ditë pas shkolel për të ushtruar tek akademia e tij e baletit në Romë.

Në fjalët e tij, Kledi ishte balerini më i mirë shqiptar dhe ne nuk mund të shkonim diku tjetër.

Kledi nuk vinte shpesh aty por një nga kujtimet e mia të para ka qenë pikërisht në një nga studiot e baletit ku unë dhe dhjetra vajza e djem përgatiteshim për shfaqje. Ai erdhi për të parë a do e nderonim dhe unë nuk ia hiqja sytë që të kuptohja a do më njihte kur të na kryqëzohej shikimi.

“16 vite më vonë suksesi i Kledit nuk ka ndryshuar megjithatë rrethana jonë nuk është më e njëjtë. Ai pranoi ftesën time dhe të Sarës për të na u bashkuar në një tjetër shfaqje, atë që unë ngulmoja që pas fitores sime në 2014 ta kisha pjesë të Top Channel Albania dhe sara po e sjell në jetë me një skuadër fituesish si në skenë ashtu edhe në prapaskenë”, shkroi Lori Hoxha.