Aktorja dhe blogerja e njohur shqiptare, Dea Mishel, zbuloi para disa kohësh se i ka dhënë fund lidhjes së saj disa vjeçare me ish-partnerin.

Lajmin e bëri të ditur vetë Dea Mishel, teksa realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Mungesa e postimeve me njëri-tjetrin nxitën dyshimet se çifti nuk ishin më bashkë.

Një ndjekës e pyeti nëse ajo i ka dhënë fund romancës dhe blogerja pa dhënë më shumë detaje u përgjigj thjeshtë me një ‘Po’.

E ftuar në emisionin “E Diell”, aktorja ka treguar se çfarë raporti ruan ajo tashmë me ish-partnerin e saj. Dea  shpreh se e vetmja gjë që ka mbetur mes tyre është respekti dhe nuk ruajnë më asnjë lloj kontakti.

“Jemi dy njerëz të ndarë, kemi shumë respekt për njëri- tjetrin dhe nuk ka zënka nuk ka asgjë. Nuk ka më më le ti të lashë une.

Normal që në fillime janë këto gjëra kur ndahesh, por tani jo më, pasi janë sheshuar gjërat. Nuk ruajmë një raport miqësor”, u shpreh mes te tjerash Dea Mishel.