Olta Gixhari ishte e ftuar në programin “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ku ka folur pa doreza lidhur me eksperiencën e saj në këtë spektakël, por dhe marrëdhënien e saj me banorët e tjerë, e veçanërisht me Luiz Ejllin. Ajo ka komentuar ndër të tjera edhe lidhjen e Luizit me Kiarën, ku ka deklaruar ndër të tjera se dyshja nuk kanë kimi dhe nuk do vazhdojnë gjatë me njëri-tjetrin.
“Unë e kam thënë aty brenda që ata nuk kanë kimi dhe nuk e kanë shumë të gjatë. Vazhdoj ta mendoj kështu. Unë kam kursyer shumë njerëz, edhe Luizin. Prandaj ka kaq respekt për mua. Përtej lojës ne jemi njerëz. Unë e dija që ta komentoja këtë lidhje atij nuk i vinte mirë dhe prandaj nuk e kam cekur aty.
Luizi ka qenë fokusi im dhe unë kam qenë fokusi i tij. Nuk më bëri përshtypje ky moment sepse e ka thënë prej muajsh. Kjo është fjongoja finale që i vuri marrëdhënies së tij brenda shtëpisë. Për mua e papritur ka qenë për Kiarën. Prandaj nuk e kam komentuar” – tha Olta Gixhari, e cila tregoi gjithashtu edhe dy emrat e tjerë që dëshiron të shohë në finale.
Uroj që të jetë Dea dhe Qetsori. Do të doja që “Big Brother”-in ta fitonte një femër, me gjithë këtë shoqëri maskiliste që jemi. Brenda shtëpisë unë kam dhënë dhe dy mesazhe të rëndësishme. E para që një grua duhet të jetë e fortë dhe të respektojë veten e saj. Pastaj që familja vjen mbi gjithçka tjetër” – tha Olta Gixhari në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel.