Fiona Nishani, vajza e ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani, ka kujtuar babanë e saj të ndjerë pikërisht në ditën e tij të lindjes.

Fiona shkruan se e ka marrë malli shumë për të atin e saj dhe ka publikuar një foto me ish-presidentin, ku shkruan se nuk e uron dot…

“Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”, shkruante ajo. Kujtojmë që Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku po trajtohej nga një shërbim i specializuar për sëmundje të mushkërive.

Nishani vuante nga një sëmundje auto-imuno, që rëndoi gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit nga virusi Covid-19, që e kapërceu pas kurimit në Sanatoriumin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Por Nishani nuk u mbijetoi dot komplikacioneve të mëpasshme në mushkëri, pasoja të Covid -19.