Ish-konkurrenti i emisionit “Përputhen”, Albi Dhima përflitet prej disa kohësh se po jeton një marrëdhënie të lumtur dashurie, por ende asgjë nuk ishte konfirmuar nga ai vetë.

Djaloshi që ishte pjesë e këtij edicioni të Përputhen ka publikuar përpara disa orësh në profilin e tij në Instagram një foto shumë romantike nga aeroporti “Nënë Tereza”, ku shihet në krahët e një vajze, që mesa duket i ka rrëmbyer zemrën.

Përbri fotos së publikuar në Instastory ai shkruan “Finally…” – Më në fund, duke e shoqëruar foton edhe me një zemër të kuqe. Ai ka vendosur mos ta bëjë publike vajzën me të cilën duket se ka krijuar një lidhje dashurie, duke ia mbuluar fytyrën me një zemër të kuqe të madhe.

E megjithatë, ai nuk ka qëndruar dot pa ia treguar ndjekësve të tij foton e vajzës, teksa të dy shihen shumë të buzëqeshur dhe shkojnë shumë bashkë.

Emri i vajzës ende nuk dihet, por rëndësi ka që Albi të ndihet mirë dhe i lumtur me të. Urime çiftit të ri tashmë. Duket një verë e gjatë më të gjithë çiftet e krijuara deri tani.