Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Indi. Një nuse e re ka ndërruar jetë gjatë dasmës së saj (në Indi ceremonia zgjat disa ditë). Pavarësisht kësaj, familja e saj vendosi që dasma të vazhdojë dhe u ra dakord me familjen e dhëndrit që ai të martohet me motrën e vogël të viktimës.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Etawah, në shtetin e Uttar Pradesh. Vajza që do të martohej, Surbhi, humbi ndjenjat gjatë ceremonisë. Ndërhyrja e mjekut ishte e menjëhershme, por pa sukses. Ai deklaroi se vajza kishte pësuar një atak kardiak dhe ndërroi jetë menjëherë.

Pavarësisht dhimbjes, familja e saj vendosi të vazhdojë dasmën. Vëllai i viktimës tregon se dy familjet u mblodhën dhe dikush propozoi që dhëndri të martohej me motrën e vogël të viktimës. Palët ranë dakord, përfshi edhe dhëndrin Manjesh Kumar dhe dasma vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur arsgjë.

Trupi i viktimës u spostua në një dhomë tjetër dhe ceremonia e vdekjes u krye pas asaj të dasmës. Mësohet se nëna e vajzës donte që dashma të vazhdonte për të respektuar traditat. Ndërsa familja e dhëndrit pranoi pasi nuk donte që ai të kthehej i vetëm në shtëpi, pa nuse.