11 nga 22 minatorët kinezë që prej dy javësh kanë qenë të bllokuar në minierë, janë nxjerrë të gjallë në sipërfaqe nga focat e shpëtimit. Ata u nxorën nga një sektor tjetër i minierës.

Nga 10 janari, kur ndodhi një shpërthim në minierën e arit në zonën e Qixia, punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë po punojnë për të shpëtuar 22 minatorët të bllokuar në 600 metra thellësi.

Për momentin nuk dihet ende fati i grupit të dytë të minatorëve, 11 persona të tjerë, me të cilët nuk është bërë ende e mundur krijimi i një kanali për t’i nxjerrë ata të gjallë. Gjithsesi, ata janë asistuar me ushqim e ujë.