Barack Obama, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka publikuar në Twitter (si çod vit) playlist-ën e tij personale për ta dëgjuar gjatë verës 2022.

Politikani amerikan ka përzgjedhur 44 këngë që kalojnë nga rap-i te pop-i deri te r&b dhe muzika country. Mes tyre gjenden këngë të Prince dhe Miles Davis, ndërsa surprizat janë këngët e Harry Styles dhe ritmet latine të Bad Bunny.

“Çdo vit, jam entuziast të ndaj playlist-ën time të verës”, ka shkruar në Twitter bashkëshorti i Michelle, që ka shtuar: “Një shembull se si muzika mund të na bashkojë”.

Obama u ka kërkuar më pas ndjekësve të tij, që janë plot 132.3 milionë, që të sugjerojnë propozimet e tyre personale. Lista e këngëve të verës e Barack Obama është në streaming në të gjitha platformat, nga Spotify tek Amazon Music.

Përzgjedhja e tij është një përzierje që prek të gjitha zhanret e muzikës, duke lëvizuar nga rap-i i Kendrick Lamar te muzika latine e Bad Bunny.

Fillohet me Break My Soul të Beyonce, më pas vjen Vibe Out e Tems, arsite nigeriane e datëlindjes 95. Obama ka përfshirë edhe Music For a Sushi Restaurant të Harry Styles, fenomen i momentit dhe mbret i renditjeve botërore.

Në playlist është edhe Joe Cocker me Feeling Alright, Prince me Let’s Go Crazy dhe Miles Davis me Blue in Green. Nuk mund të mungonte Bruce Springsteen, që Obama e ka nderuar me Dancing in the Dark.

Më pas gjejmë Nina Simone me Do I Move You? (Version II) dhe Aretha Franklin me Save Me. Dhe shumë të tjera.