Gjatë fluturimit të tij të 33-të në Mars, helikopteri Ingenuity i NASA-s u “sulmua” nga mbetje të çuditshme. Le të zbulojmë së bashku se çfarë mund të jetë.

Gjuetia në kraterin Jezero

Gjatë eksplorimit të kraterit Jezero, Ingenuity ka tërhequr zvarrë diçka të çuditshme me vete; një lloj “rrjete merimangash”, e cila mbeti e ngjitur në këmbën e uljes së helikopterit për pjesën më të madhe të fluturimit dhe më pas u shpërnda.

Imazhet, të kapura nga kamera në bord dhe të dërguara në Tokë, tregojnë qartë dinamikën e fakteve: mbeturinat misterioze ranë në tokën marsiane gjatë fluturimit, përpara uljes së Ingenuity në sipërfaqen ranore të planetit të kuq.

NASA përpiqet të qetësojë

Agjencia hapësinore konfirmoi se operacioni shkoi plotësisht siç ishte planifikuar dhe se automjeti nuk u dëmtua.

Se çfarë është objekti i çuditshëm mbetet ende një mister; ajo që është e sigurt është se Ingenuity po merr rezultate të pabesueshme, aq sa NASA dëshiron të përdorë drone të ngjashëm edhe për eksplorimet e ardhshme.

Marsianët janë afër

Misioni i ardhshëm marsian është planifikuar për në vitin 2026 dhe synon të sjellë mostra të tokës marsiane në planetin tonë për t’u studiuar në laborator.

Aktualisht roveri Perseverance ka mbledhur 12. Shpresa është që analizat të konfirmojnë një herë e mirë praninë e gjurmëve të jetës në Mars. Shkurtimisht, kufiri midis realitetit dhe fantashkencës duket gjithnjë e më i hollë.