Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë me dije se nga fillimi i pandemisë Covid 19 kanë humbur jetën 115 mijë mjekë e infermierë në të gjithë botën.

Sistemi shëndetësor është prekur rëndë nga pandemia dhe  mjekët që kanë qenë në vijën e parë të betejës janë përballur me shumë vështirësi, duke rrezikuar e humbur edhe jetën e tyre”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom.

Janë të shumtë mjekët e infermierët që kanë humbur jetën në këtë betejë, që kanë dhënë jetën e tyre për të tjerët. Shumë të tjerë janë infektuar, por më shumë se 115 mijë prej tyre sot nuk jetojnë më”, tha Adhanom.

Duke folur për vaksinat dhe shpërndarjen e tyre në gjithë botën, krye i OBSH-së shtoi: “Ne kërkojmë që të vaksinohet të paktën 10% e popullsisë së çdo shteti në botë dhe të mos ketë pabarazi në shpëndarjen e vaksinave”.