Deri më tani, në gjithë botën janë aplikuar 128 milionë doza të vaksinës anti-Covid, që kur ajo është miratuar. 3/4 e tyre, ose 75% e vaksinave, është përdorur në vetëm 10 shtete të botës.

Deri më sot, në rreth 130 vende të botës, që përfaqësojnë 2.5 miliardë njerëz, nuk është bërë as edhe një vaksinë e vetme. Është ky lajmi që kanë dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në bashkëpunim me UNICEF.

Ata ngrenë alarmin për bararazi në shpërndarjen e vaksinës: “Kjo strategji e autoseleksionimit do të kushtojë shumë jetë njerëzish dhe do t’i japë mundësi virusit të pësojë mutacione të tjera, të bëhet më i fortë dhe atëherë vaksina nuk do të ketë asnjë efekt. Në fund, kjo situatë do të kërcënojë edhe ekonominë globale”.

Ne u kërkojmë liderëve botërorë që të shohin përtej kufijve të tyre, për të aplikuar një strategji vaksinimi që t’i japë vërtet fund pandemisë dhe të limitojë variantet e koronavirus”, thanë OBSH dhe UNICEF.