Vijojnë hetimet për të zbuluar origjinën e pandemisë Covid-19. Këtë herë është Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ajo që ka kritikuar Kinën. Presidenti i saj, Teodores Adhanom, ka kritikuar Pekinin për mosdhënie të mjaftueshme të informacionit në lidhje me koronavirus. Ai ka kërkuar një tjetër hetim në lidhje me mundësinë e shpërndarjes së koronavirus nga një laborator kinez.

Sipas OBSH nevojiten të tjera hetime edhe pse një i mëparshëm në Kinë e konsideroi jo të mundshëm daljen e virusit nga laboratori i Wuhan. Adhanom shprehet se do të kryhen të tjera hetime: “Pres që studime të tjera bashkëpunuese të përfundojnë me një përfshirje më të madhe të të dhënave nga ana e Kinës”.

Edhe Bashkimi Europian ka nënvijëzuar se nevojitet një tjetër hetim. BE-ja u shpreh se hetimi i parë i OBSH është një hap i parë drejt zbulimit të së vërtetës, por që duhet pasuar nga të tjerë. Amerika dhe 13 aleatë të saj shprehën gjithashtu shqetësimin pas hetimit të parë në Kinë, teksa kërkojnë një akses në të gjitha të dhënat që Pekini ka për koronavirus.