Lija e majmunëve është një emergjencë globale shëndetësore. Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ky është niveli më i lartë i alarmit të OBSH-së që identifikon një “ngjarje të jashtëzakonshme” që mund të shtrihet në shumë vende dhe që kërkon një përgjigje të koordinuar globale.

Shpallja e një emergjence globale do të thotë se epidemia e lisë së majmunëve është një “ngjarje e jashtëzakonshme” që mund të përfshijë shumë vende dhe kërkon një përgjigje të koordinuar globale.

Në të kaluarën, OBSH ka shpallur emergjenca për krizat e shëndetit publik si pandemia Covid-19, epidemia e Ebolës në Afrikën Perëndimore në 2014, virusi Zika në Amerikën Latine në 2016 dhe përpjekjet e vazhdueshme për të çrrënjosur poliomielitin.

Mënyra e transmetimit është e paqartë – Lija e majmunëve është përhapur me shpejtësi në mbarë botën përmes mënyrave të reja të transmetimit për të cilat nuk dihet shumë: për këtë arsye është e nevojshme të shpallet një emergjencë globale.

Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili vendosi ta lëshojë këtë deklaratë pavarësisht mungesës së konsensusit midis anëtarëve të komitetit të urgjencës.

Ishte hera e parë që kreu i agjencisë shëndetësore të OKB-së ndërmerr një veprim të tillë. “Unë e di se ky nuk ishte një proces i lehtë apo i drejtpërdrejtë dhe se ka mendime të ndryshme midis vendeve anëtare” të komitetit të urgjencës të OBSH-së, pranoi Tedros.