Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vendosur të homologojë përdorimin e vaksinës kineze anti-Covid të prodhuar nga kompania farmaceutike Sinovac. OBSH u shpreh se kjo vaksinë respekton të gjitha standartet ndërkombëtare dhe është efikase në betejën ndaj koronavirus.

Një lajm i mirë ky për aplikuesit e kësaj vaksine, pasi janë të shumta vendet, përfshi edhe Shqipërinë, që përdorin vaksinën Sinovac. Pavarësisht kësaj, si Amerika ashtu edhe Europa ende nuk kanë vendosur miratimin dhe përdorimin e vaksinës kineze. Në Europë ka nisur shqyrtimi i dokumentacionit të vaksinës kineze.