Pothuajse e gjithë popullsia në botë thith ajër të ndotur, që tejkalon limitet e vendosura nga Organizta Botërore e Shëndetësisë. Ky ajër që thithim kërcënon ndjeshëm shëndetin e të gjithë presonave, duke rritur ndjeshëm mundësitë për sëmundje infektive.

Është ky alarmi i lëshuar së fundi nga OBSH, që ka thënë se janë kryer studime e bërë matje të ndotjes në 117 qytete të botës, të cilat monitorohen 24 orë prej saj. Azoti dhe bioksidi i karbonit janë dy substancat helmuese më të përhapura, që kërcënojnë jetën e njerëzve.

Sipas OBSH, cilësia e ajrit është shumë e keqe dhe më së shumti këtë gjë e vuajnë vendet në zhvillim, ku niveli i ndotjes është shumë i lartë nga norma. OBSH kërkon që shtetet të marrin masa për të ulur përdorimin e substancave helmuese, që ndotin ambientin dhe atmosferën.