Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka aprovuar përdorimin e vaksinës anti-Covid të prodhuar nga kompania AstraZeneca. Një aprovim që u bë me shpejtësi të madhe, duke parë situatën emergjente në gjithë botën për shkak të pandemisë. Vaksina e AstraZeneca është e dyta që miratohet nga OBSH-ja.

Gjithsesi, aprovimi i përdorimit të vaksinës britanike i hap “dritën jeshile” prodhimit të saj si dhe shpërndarjes e përdorimit në vende të ndryshme të botës. Ka shumë vende në botë që ende nuk kanë përdorur asnjë vaksinë të Pfizer, e aprovuar prej 2 muajsh.

Kombet e Bashkuara e konsideruan këtë vendim të OBSH-së si shumë të rëndësishëm në betejën ndaj koronavirus. “Procedura që kërkon aplikimi i vaksinës AstraZeneca është më e thjeshtë dhe do të ndihmojë vendet që nuk kanë kushte të caktuara për mbajtjen e kësaj vaksinë dhe aplikimin e saj te njerëzit”, tha OBSH.