Kreu i ekipit të ekspertëve të OBSH-së që heton origjinën e pandemisë në Wuhan duket për momentin që hedh poshtë tezën e rrjedhjes nga laboratori, për mendimin e tij vetëm një “temë e shkëlqyeshme” për një film ose një seri televizive.

“Nëse fillojmë të ndjekim fantazmat këtu dhe atje, nuk do të shkojmë kurrë askund”, tha Peter Ben Embarek në një intervistë për AFP, megjithatë premtoi të “ndiqte shkencën dhe faktet” për të nxjerrë një përfundim mbi origjinën e pandemia.