Europa duhet të tregojë më shumë solidaritet në lidhje me përdorimin e vaksinës, pasi 95% e dozave janë përdorur vetëm në 10 shtete të saj”.

Ka qenë ky alarmi që ka lëshuar sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në lidhje me vaksinimin e popullsisë, njëkohësisht edhe një apel për më shumë bashkëpunim.

Është e nevojshme që të gjitha shtetet të kenë mundësi aksesi dhe përdorimi të vaksinës”, tha Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën.

Ne po bëjmë një sforco të jashtëzakonshme që vaksina të garantohet sa më shpejt për të gjitha vendet”, tha Kluge.