Ndër detyrat më provuese të drejtuesve të Milanit, sigurisht eshte ajo nënshkrimit të rinovimit të kontratave të disa lojtarëve të rëndësishëm. Mes këtyre jane dy kuqezinj shumë të rendesishem si Ismael Bennacer dhe Rafael Leao. Të dy konsiderohen qendrorë në projektin teknik të Milanit, por duhet të shpërblehen me rinovime me përshtatje rroge sa më shpejt të jetë e mundur.

Dy situata të ngjashme, por gjithsesi të ndryshme ne shifra e detaje. Të dy lojtarët janë shumë te lumtur te Milani, por për të nënshkruar rinovimet e tyre, duan kushte të rëndësishme dhe të favorshme, edhe nga pikëpamja ekonomike.

Nëse përsa i përket Rafa Leaos, çështja në fjalë është ekskluzivisht e natyrës ekonomike, duke qenë se sulmuesi kërkon një shumë shumë të lartë për të qëndruar te Milani, situata është ndryshe për Bennacer.

Playmakeri algjerian ka marrë tashmë një ofertë shtesë nga Milani. Kuqezinjtë kishin vënë tashmë në pjatë, disa javë më parë, një kontratë me vlerë 3 milionë neto (rreth dyfishi i pagës aktuale) deri në qershor 2027.

Përgjigja e ftohtë ka ngritur oferten: ai pret të paktën 4 milionë neto në sezon për të rinovuar me Milanin. Një shifër specifike, duke qenë se sipas Sportmediaset do të ishin paratë e premtuara nga Liverpool në rast largimi nga Milanello.

Prej muajsh, skuadra e Jurgen Klopp-it e ka kërkuar Bennacerin si një mundësi të rëndësishme transferimi, një element të duhur për të përmirësuar dhe rinovuar mesfushën. Dhe tani Liverpool gjithashtu ka vënë në pjatë ofertën e tyre të parë joformale.

Prandaj Bennacer shtrëngon litarin dhe rrezikon të përfaqësojë një problem tjetër në nivelin kontraktual të Milanit. Nuk është rastësi që prej shumë muajsh flitet për rinovimin e tij. Liverpool ka emergjence ne mesfushë këtë sezon, pasi ka huazuar edhe lojtarin e Juventusit, Arthur. Por në funksion të vitit 2023 nuk përjashtohet që sulmi ndaj Bennacer të bëhet konkret.