Edhe pse rastet me Covid-19 janë të shumta mes sportistëve në Fshatin Olimpik (mbi 60 raste) është vendosur që stërvitja e sportistëve që kanë mbërritur në Japoni të vijojë normalisht. Kjo vlen për personat që kanë patur kontakt të ngushtë me ata që kanë dalë pozitiv me koronavirus.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka bërë me dije se masat janë të mjaftueshme për të garantuar një Olimpiadë të sigurt dhe se stërvitja mund të vijojë normalisht. Ditët e fundit, mjaft sportistë apo ekipe kanë hyrë në izolim, si masë paraprake duke qenë se kanë qenë në kontakt me persona që kanë dalë pozitivë.