Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, eventi që nis më 23 korrik në Japoni, kanë bërë me dije se eventet sportive që do të organizohen gjatë mbrëmjes mund të zhvillohen pa tifozë. Kjo masë merret për të evituar përhapjen e Covid-19.

Jo vetëm kaq, por eventet që do të zhvillohen në stadium të mëdha, ku mundësia e përhapjes së virusit është e madhe, gjithashtu mund të zhvillohen pa tifozë. Vendimi përfundimtar do të merret më 8 korrik, në mbledhjen e radhës të IOC me organizatorët.

Pak ditë më parë u sugjerua që numri i spektatorëve të ulet nga 10 në 5 mijë, për të parandaluar pandeminë. Drejtuesit e prefekturave të Chiba dhe Saitama kanë bërë kërkesë që eventet që nisin pas orës 18:00 të zhvillohen pa fansa.