Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë i të infektuarve në një ditë që nga 1 korriku, kur është hapur Fshati Olimpik.

3 janë sportistë, mes të cilëve edhe kampioni i botës dhe ai olimpik i garës së kërcimit me shkop, amerikani Sam Kendricks. Ky i fundit ka hyrë në karantinë, duke humbur kështu mundësinë të garojë në Olimpiadë e mbrojë të artën e Rios.

Personat e tjerë të infektuar me Covid-19 janë punonjës apo staf i delegacioneve olimpike, që gjithashtu janë izoluar. Në total, nga 1 korriku, numri i personave të infektuar në Olimpiadë ka shkuar në 193 vetë.

Olimpiada zhvillohet pa tifozë, si pasojë e masave anti-Covid, ndërkohë që Tokio është ende në gjendje të jashtëzakonshme.