“Përputhen” është një nga emisionet më të ndjekur dhe tepër të pëlqyer, ku djem dhe vajza janë në kërkim të dashurisë dhe vendosin ta bëjnë këtë publikisht.

Ky emision do të vijë sërish në ekran së shpejti, teksa autorja Olsa Muhameti ka zbuluar disa detaje lidhur me edicionin e katërt të tij.

Ajo zhvillon shpesh intervista virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, duke i dhënë përgjigje pyetjeve që ata kanë. E kryesisht pyetjet janë rreth emisionit ku ajo është autore.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur një nga ndjekësit e saj i ka kërkuar informacione për sezonin e radhës të “Përputhen”.

Olsa ka zbuluar një foto nga punimet për studion e re dhe tregon se do të ketë edhe risi në përmbajtje. “Puna vazhdon për studion fantastike, ndërkohë që do të ketë edhe risi në kontent”- tregon Olsa Muhameti.

Na mbetet veçse të shohim se çfarë do të sjellë “Përputhen” këtë vit.