Prej disa muajsh, mediat online ‘ziejnë’ rreth lajmit se ky edicion i ri i programit të dashurisë ‘Përputhen’ do të moderohet nga Ori Nebiaj.
Në fakt, ky ‘lajm ‘u konfirmua‘ deri diku edhe nga vetë Ori në intervistën e parë për këtë sezon të ri në Ëake Up në Top Channel, ku ajo dhe Isli Islami nuk do të jenë më moderatorë.
Por gjithçka mbeti sërish pezull, duke qenë se gazetarja nuk e pranoi hapur që do të ishte ‘zonja e parë’ e shtëpisë në ‘Përputhen’.
Por fiks katër ditë më vonë, ky lajm është konfirmuar tashmë edhe nga vetë autorja e programit, Olsa Muhameti.
Ajo ka ndarë një video në Instastory-n krah Ori Nebiaj, duke i vënë kështu ‘vulën’ të gjitha lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi rreth prezantueses së re të programit.
“Me prezatuesen e re të Për’puthen! Top Channel, sezoni i ri”, shkruan Olsa krahas videos ku shfaqet me Ori Nebijaj, teksa të dyja duken të qeshura krahas fotos, ndërsa në shenjë respekti e dashurie shkëmbejnë edhe puthje.
Nuk ka dyshime që nën moderimin e Orit, ky program do të arrijë sukses të madh! Suksese Ori!