Pak ditë më parë, aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku shqetësoi të gjithë ndjekësit e tij, pas publikimit të një fotoje ku ai shihej në spital. Në postimin e tij, ai nuk jepte as një detaj se pse kishte përfunduar në spital.

Por duket se gjendja e aktorit është e qëndrueshme tashmë. Ka qenë vetë Olsi Bylyku që përmes një tjetër postimi ka konfirmuar se është mirë dhe në rregull.

Ai ka falënderuar të gjithë fansat e tij, ndërsa shkruan shkruan se do t’i rikthehet aktivitetit të tij së shpejti.

“Pasha zotin mesazhet dhe shqetësimi juaj janë kura më e e mirë në botë! Në pamundësi për ti kthyer të gjithëve mesazhe dua t’ju njoftojë se ndihem shumë mire dhe çdo gjë është në rregull. Ju dua fort të gjithëve dhe ju përqafoj me shpirt, shihemi këtë javë me super POWERRR” – shkruan ai në një postim në Instastory.

Olsi Bylyku është një nga aktorët më të talentuar dhe mjaft i komentuar për jetën e tij private. Ai e nisi karrierën e tij në Portokalli, ndërsa tashmë e shohim në një tjetër program humori, Klanifornia. 24-vjeçari është i lidhur me Egli Takon prej disa vitesh tashmë.

Përveçse aktor, ai është edhe këngëtar. Olsi ka sjellë disa këngë, jo vetëm solo, por edhe bashkëpunime. Ndër to edhe një me partneren e tij, Eglin.