Luiz Ejlli premtoi se do të marrë hak pas eliminimit të Efit, gjë e cila erdhi si pasojë e zgjedhjes së Deas, kjo e fundit pjesë e grupit të Oltës.

Olta është ndjerë e frikësuar, ndaj mbrëmjen e kaluar ju përgjërua Amosit që mos ta lërë vetëm në lojë.

Sipas saj, Luizi ka hequr dorë nga loja dhe nuk është më aktiv siç ka qenë ditët e para të këtij edicioni të dytë të Big Brother.

Për këtë arsye, ajo i kërkoi Amosit të zgjohet dhe të rikthehet në lojë. Amos nga ana tjetër, u shpreh se ai është në lojë, por thjesht me të nuk merret njeri.