Votimi “pro” për daljen e Luizit dhe Efit nga dhoma e izolimit, krijoi debat të ashpër mes banorëve, mbrëmjen e kaluar.

Bjordi i cili në një farë mënyrë ka treguar se i përket grupit të Oltës, pranoi që të zbriten 10 mijë euro nga çmimi i madh, që Luizi dhe Efi të bashkohen me pjesën tjetër të banorëve.

Situata e krijuar mbrëmjen e kaluar në shtëpi, e preku Bjordin shumë, i cili më pas shpërtheu në lot. Kjo gjë u komentua nga Olta, Kristi dhe Xhoni. Olta tha se akoma nuk e ka të qartë që pse Bjordi reagoi në atë mënyrë.

Sipas saj, Bjordi votoi me ndjeshmëri dhe jo me logjikë dhe se kjo është arsyeja, pse ai u prek pas debatit. Olta shtoi se për Luizin, nuk do të jepte as 10 lekë, e jo më 10 mijë euro.