Aktorja Olta Gixhari mendon se kolegu i saj, Amos Zaharie, dhe Dea Mishel, kanë rënë kokë e këmbë në dashuri me njëri-tjetrin.

Dy vajzat biseduan deri vonë mbrëmjen e djeshme, ku kryefjala e bisedës mes tyre ishte marrëdhënia mes Dea Mishel dhe Amosit.

Sipas Olta Gixharit, Amosi ka ndjenja dashurie të mëdha për Dean. Edhe pse ai nuk e shfaq, Olta u shpreh se Amos e dashuron Dean.

Dea Mishel u shpreh se nuk e beson një gjë të tillë, ndonësë nuk e kundërshtoi mendimin e Oltës. Në kohën kur dy vajzat po flisnin, Amos erdhi në dhomë, ndërsa vajzat ndërprenë bisedën…