Edhe pse prej një jave nuk është më pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, Olta Gixhari vijon të mbetet një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ me Vëllezërit Veshaj në Top Channel, ku ka rrëfyer shumëçka.

Madje, aktorja ka treguar se gjatë kohes qe ajo ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, aktorja ka bërë edhe botox në ballë. Kjo lidhet edhe me një situatë që u diskuta shumë gjatë në rrjetet sociale, që ka qenë edhe një bisedë e Oltës në dhomën e rrëfimit. Aktorja tha se është keqkuptuar dhe biseda nuk ka pasur të bëjë me daljen e Kiarës nga Big Brother VIP.

“Janë keqkuptuar shumë, jam e bindur që vajzat dhe gratë që po na shikojnë e kanë kuptuar se për çfarë po flasim, unë thjesht bëra një botox në ballë. Ajo më thotë afrohu të të shoh ballin dhe unë afrohem dhe i them pas 2 javësh do i shoh efektin, unë bëra një botox në mënyrë të fshehur sepse më ishte tekur që në atë program u plaka shumë.

Dhe mu bë psikozë dhe thashë nuk dua më të shtohen rrudhat dhe u thashë ju lutem të bëj një botox për ballin. Nëse më kërkoni të lëviz ballin, nuk, është bërë drru. Për ata që kanë menduar se ishte një bisedë për Kiarën, a je e kënaqur që nxorëm Kiarën”- tha Olta Gixhari në emisionin ‘Më lër të flas’.