Aktorja e njohur Olta Gixhari la shtëpinë e Big Brother VIP gjatë spektaklit të së shtunës, duke habitur jo vetëm publikun për vendimin e saj, por edhe të gjithë konkurrentët e tjerë, pasi ajo ishte një nga banoret më të forta brenda shtëpisë.

Olta vendosi të hiqte dorë nga gara, duke u shprehur se ajo nuk mund të qëndronte më larg djalit të saj. Dhe mjë takim i shpejtë me djalin e saj gjatë të shtunës së kaluar, e shtyu Oltën akoma më shumë të dilte, kjo për shkak të qëndrimit disi të distancuar që i mbajti djali.

Megjithatë duket se ajo po shijon ditët më të mira pranë Amarit dhe këtë nuk ka ngurruar ta tregojë as në rrjetet sociale. Në një foto duke luajtur me lodra me djalin ajo shkruan se ajo s’ka bërë gabim që ka ndjekur rrugën e zemrës.

“Gjithë bota ime në një foto. Dashuria e Amar dhe ajo që kam marrë nga ju në këto ditë ma ka mbushur shpirtin plot dhe më ka bërë të besoj se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës. Ju dua shumë të gjithëve” – shkruan Olta Gixhari.