Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë dy nga banorët më të komentuar të momentit në Big Brother VIP Albania. Dyshja vijojnë të kenë debate shumë të forta me njëri-tjetrin, teksa edhe së fundmi, nuk i kanë lënë ironitë me njëri-tjetrin.

Ka qenë hyrja e Ilir Shaqirit në shtëpi ajo që ka nxitur diskutimin mes Oltës dhe Luizit. Dyshja kanë diskutuar lidhur me fituesin e këtij edicioni. Ilir Shaqiri tha se fituesi i këtij edicioni mund të jetë banori i fundit që është futur në shtëpi këtë vit, duke iu referuar kështu Luizit.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Oltës, e cila i është drejtuar me ironi Luizit si ‘fituesi i Big Brother’, teksa nënvizoi se e dinte që Iliri do t’i thonte atij diçka nga jashtë.

Pjesë nga biseda:

Olta: O fituesi i Big Brother, kupën do të ta japë ai që e mori vjet

Luizi: Nuk merrem me ty

Olta: E dija që Iliri do thoshte diçka nga jashtë, e dija