Gjatë ditës së premte, në shtëpinë e Big Brother VIP u zhvillua një lojë mjaft interesante. Në shtëpi ishin vendosur dyshekë dhe jastëmë dhe banorët duhet të ecnin mbi to, pa shkelur në tokë. Kush nuk tregonte kujdes në lojë, do të skualifikohej.  Dhe nëse banorët do ta kryenin me sukses sfidën, atëherë ata do kishin mundësinë të shijojnë një “Popcorn night” dhe të shikonin natën e parë të hyrjes në “Big Brother VIP 2”.

E banorët ia arritën qëllimit që ta mbaronin këtë lojë me sukses dhe gjatë mbrëmjes patën edhe mundësi të shikonin natën e parë të spektaklit të Big Brother VIP. Disa prej konkurrentëve që janë ende pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP që prej 24 dhjetorit të vitit 2022 kanë parë e kanë komentuar edhe ndryshimet që kanë pësuar gjatë kësaj periudhe.

Luizi është një prej konkurrentëve që ka pësuar më shumë ndryshime dhe kjo gjë është vënë re edhe nga banorët e tjerë brenda shtëpisë. Olta i tha se ai është shëndoshur dhe zbukuruar, pasi kur ka hyrë ka qenë shumë i shëmtuar.

Komentet e banorëve:

Olta: Po qenke shëndoshë shumë o Luiz këtu

Dea: Edhe ka bërë mirë

Kiara: Është tjetër njeri këtu

Olta: Sa je shëndoshur mo burrë

Kiara: Sa pozitiv njëherë aty

Olta: O Luiz, po sikur je zbukuruar këtu o njeri. Është zbukuruar shumë, ka qenë skandal, pupupu sa i shëmtuar ke qenë

Luizi: Ka qenë pjesë e lojës

Olta: Po si ecën kaq keq