Mëngjesin e sotëm  Luizi ka diskutuar me Jorin për marrëdhënien e saj me Oltën.

Luizi e ka këshilluar atë mos të bëhet pjesë e një grupi, ose e një aleance pasi  automatikisht do fillojë të ketë kundërshtarë.

Ai i tha asaj të ruante një balancë komunikimi me të gjithë banorët sepse ndryshe do dëmtonte veten.

Kujtojmë se Jori është futur në shtëpinë më vonë, teksa Luizi dhe Olta janë banorët më të vjetër.