Debatet e fundit që kanë përfshirë shtëpinë e Big Brother VIP, e më konkretisht treshen Luiz-Olta-Efi po diskutohen gjerë e gjatë edhe në rrjete sociale. Ish-konkurrentja e këtij formati, Mikela Pupa, njëkohësisht edhe shoqja e ngushtë e Efit ka reaguar shumë ashpër ndaj aktores Olta Gixhari.

Kjo e fundit ka bërë një deklaratë shumë të fortë mbrëmjen e kaluar, ku ka kërcënuar se do të tregojë gjithçka di rreth jetës së Kiarës dhe Efit jashtë shtëpisë së Big Brother, duke ndezur kështu tensionet në shtëpi. Nisur nga kjo deklaratë ka ardhur edhe reagimi i fortë i Mikelës.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ish-konkurrentja e Big Brother akuzon Oltën se është një femër e ulët dhe pa karakter, manipuluese dhe mashtruese, ndërsa shkruan se i vjen keq por edhe mirë që Olta po mbahet në “BBV.” Sipas Mikelës, aktorja po tregon fytyrën e saj të vërtetë, ndërsa shkruan se është kurioze se çfarë do të bëjë Olta me “As-et” që kanë njerëzit për të.

“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”, shkruan Mikela Pupa.