Sapo u zgjua nga gjumi, Olta Gixhari shkoi në oborr dhe debatoi me Luizin.  Ajo i dha të drejtë Luizit për debatin që pati me Diolën.

Olta i dha të drejtë Luizit pasi ashtu si ai, edhe ajo mendon se nuk ka arsye pse të përmendet burri apo fëmijët në shtëpi.

Aktorja e njohur shqiptar shtoi se diferenca mes saj dhe Luizit, është që ajo i jep të drejtë kur ka, ndërsa ai jo, sepse e ka frikë…

Në shtëpinë e Big Brother, duket se janë krijuar dy grupe, me kryetarët Luizi dhe Olta. Kjo dyshe ka pasur shpeshherë përplasje brenda shtëpisë…