Pasi doli në ankand disa javë më parë, ora e diktatorit nazist Adolf Hitler është shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo orë, që u shit për vlerën e 1.1 milionë dollarëve ka të gdhendura në të inincialet e liderit nazist AH. Ora i përket markës Huber dhe ka qenë pronë e Hitlerit deri në momentin që ai ndërroi jetë.

Nga ajo që transmeton katalogu i produkteve për ora, mendohet se kjo orë i ishte dhuruar për ditëlindje AdolF Hitler në vitin 1933, vit kur ai u bë kancelar i Gjermanisë.

Sipas një vlerësimi nga shtëpia e ankandeve thuhet se ora u mor si suvenir kur rreth 30 ushtarë francezë sulmuan vendstrehimi malor i Hitlerit në maj 1945, Berghof.

Më pas mendohet se ora është shitur dorë pas dore deri kur u shit në ankand në Amerikë.

Artikuj të tjerë në ankand përfshinin një fustan që i përkiste bashkëshortes së Hitlerit, Eva Braun, foto me autografë të zyrtarëve nazistë dhe një pëlhurë e verdhë Ylli i Davidit të shtypur me fjalën “Jude”, që është gjermanisht për hebre.