Cristiano Ronaldo është një nga protagonistët e mëdhenj të verës. Sulmuesi portugez dëshiron një ndryshim peizazhi dhe iu është ofruar disa klubeve javët e fundit. Manchester United ishte shumë ngurrues për ta lënë të largohet në fillim, por situate ka ndryshuar.

Seriali ‘7’ do të zgjasë deri në minutën e fundit të merkatos. Sipas “Football.London”, ish-lojtari i Real Madridit është në pritje të Chelsea. Rezultatet e dobëta të bluve të Londrës në fillim të sezonit, 7 pikë në 5 ndeshje, mbajnë gjallë shpresën e Cristianos për të luajtur në “Stamford Bridge”.

Agjenti i tij Jorge Mendes është në kontakt me drejtuesit londinezë, të cilët orët e fundit kanë qenë të predispozuar për të ndërmarrë investime të mëdha për futbollistë si Wesley Fofana, Josko Gvardiol apo Frenkie de Jong.

Nëse Cristano Ronaldo përfundon nënshkrimin me Chelsea, skuadra angleze nuk do të jetë më e interesuar për Pierre-Emerick Aubameyang. Gabonezi ishte opsioni prioritar i Thomas Tuchel, por skuadra blu ende nuk ka arritur marrëveshje me Barçën.

Largimi i “Auba” është thelbësor për katalanasit në aspektin ekonomik. Nëse ai më në fund qëndron, Mateu Alemany vështirë se do të jetë në gjendje të bëjë më shumë përforcime.

Orë vendimtare për rezultatin e të dy “telenovelave”, Cristiano dhe Aubameyang. Gabonezi ka akoma më shumë gjasa të bëhet referenca sulmuese në “Stamford Bridge”, por drejtuesit e klubit po eksplorojnë të gjitha opsionet e mundshme.