Prej më shumë se një jave, vendi ynë është përfshirë nga një mot i kthjellët, e ku orët me diell kanë qenë dominante. Ndërkaq, moti i mirë do të vijojë të jetë dominant edhe përgjatë kësaj të marte.

Pjesa e parë e ditës do të jetë e karakterizuar nga orët me diell dhe temperaturat e larta që do të përfshijnë të gjithë territorin. Sakaq, sipas Meteoalb, pasdite do të kenë kalime të lehta të vranësirave që nuk do të sjellin reshje shiu.

Temperaturat e ajrit pritet të rriten në mëngjes, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C. Sa i përket erës, ajo do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.