Këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar, Orinda Huta po kalon një moment jo fort të lehtë në jetën e saj.

Artistja shqiptare është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale dhe nuk ngurron të ndajë detaje dhe momente të lumtura nga jeta e saj personale.

Së fundmi, ajo ka zbuluar për ndjekësit e saj se ka pësuar një aksident të vogël me scooter përpara tre ditësh, që i ka lënë pasoja në këmbë.

Në një foto të publikuar në Instastory, duke gjuri i saj i enjtur, teksa Orinda shkruan se ka probleme me ecjen dhe se mezi luan me të bijën.

“Ndoshta nuk duket aq e tmerrshme por është shumë më keq seç duket. Të paktën ishte sepse ndodhi 3 ditë më parë dhe po përpiqem ta mjekoj sa më shpesh. Eci me shumë probleme dhe mezi luaj me Atarën. Shkaktar: scooter-i. Kështu që sa më shumë kujdes dhe avash. (Unë isha avash se mund të kisha përfunduar më keq)”– shkruan Orinda në Instastory.

Epo të kaluara Orinda dhe siç e the edhe vetë, sa më shumë kujdes!