Rio Ferdinand dhe jo Cristiano Ronaldo.

John O’Shea, ish-flamur i Manchester United, beson se mbrojtësi ka qenë blerja më e mirë e merkatos në historinë e Djajve të Kuq dhe jo portugezi.

“Transferimi më i mirë në historinë e United? Rio Ferdinand. Ishte shumë i fortë dhe është bërë një lojtar thelbësor për Djajtë e Kuq”, ka thënë O’Shea për Stadium Astro.

“Ka qenë një partner shumë i mirë. Rio është përshtatur shumë mirë në klub, sepse i njihte lojtarët e ekipit edhe nga kombëtarja angleze. Ka qenë një blerje shumë e mirë. Njerëzit shpesh përmendnin koston e tij, por për mua ia vlente”.

“CR7? Po, edhe transferimi Cristiano Ronaldo-s është afër vendit të parë. Bëhet fjalë për dy lojtarë të mëdhenj. Por, nëse kemi parasysh momentin, nevojat e klubit dhe efektin që ka patur, transferimi i Rio Ferdinand është akoma numri një për mua”.