Cili nga ne nuk i ka qejf dhëmbët e bardha? Por sado të përpiqemi, duket paksa e vështirë që t’i kemi nëse nuk kujdesemi mjaftueshëm për to.

Zbardhja te dentisti kushton paksa. Gjithsesi, ka pak rëndësi kjo gjë, përderisa ju mund të zbardhni dhëmbët tuaj edhe në kushte shtëpie, me vetëm disa produkte.

Nëse keni sodë në shtëpinë tuaj, atëherë ky është një nga produktet që mund t’ju ndihmojë të zbardhni dhëmbët tuaj. Soda ka veti analitike, teksa ju ndihmon juve të normalizoni elementët në gojën tuaj, nëse acidet i keni në nivele të larta.

Çdo kush prej jush ka pa dyshim ujë në shtëpi. Por si mund t’ju ndihmojë uji të zbardhni dhëmbët? Mos harroni asnjëherë që pas ushqimit të bëni një gargarë me ujë, pasi kjo do t’ju ndihmojë të parandaloni njollat në dhëmbët tuaj.

Sherebela gjithashtu ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve. Përmes një gjethe sherebele, duke e fërkuar në dhëmbët tuaj, do të mahniteni nga ajo që do të shihni.

Kafja dhe duhani i shkakton njolla në dhëmbë të gjithë atyre që konsumojnë duhan. Për këtë ju vjen në ndihmë lëngu i limonit, pasi limoni duke qenë bikarbonat ka efekt zbardhues. Gjithsesi, limoni është acid dhe përdorimi me tepri i tij mund të dëmtojë smaltin tuaj.