Shkoi mirë, vërtet shumë mirë, për Victor Osimhen. Në ndeshjen Atalanta-Napoli, sulmuesi nigerian përplasi qafën me forcë në fushë, pas një rënieje, duke mbetur pa ndjenja për disa minuta. Ankth i madh te të gjithë. Ish-lojtari i Lille u dërgua me urgjencë në spitalin “Papa Giovanni XXIII” në Bergamo, ku është ende i shtruar dhe po mbahet nën vëzhgim si një masë paraprake. Së bashku me të edhe mjeku e ekipit, Raffaele Canonico, i cili do ta ndihmojë derisa të dalë nga spitali.

Kjo, siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, duhet të ndodhë në orët e ardhshme. Skanimi CT, të cilit iu nënshtrua Osimhen, theksoi një dëmtim në kokë, që e bëri të nevojshëm qëndrimin në spitalin e Bergamos, në pritje të kthimit në Napoli dhe kontrollit atje, i cili do të kryhet nga neurokirurgu Alfredo Bucciero.

Ndërkohë, dalin detaje për momentet e tmerrit, menjëherë pas incidentit në Osimhen, i cili, për më tepër, nuk mban mend asgjë. Sipas “La Repubblica”, ndërsa priste barelën, që mbërriti vonë, një infermiere e shkundi më kot nigerianin në ambulancë, në përpjekje që të rifitonte vetëdijen. Për fat të mirë, gjithçka u kthye menjëherë, gjatë rrugës për në spital.

Osimhen do të duhet pushojë, ndaj prania e tij në “Diego Armando Maradona”, kundër Granada, është praktikisht e përjashtuar. Disponueshmëria për ndeshjen në shtëpi me Benevento, e planifikuar për të dielën, në orën 6 pasdite, është gjithashtu në dyshim të madh.