Në videon e saj të fundit, Paige Spiranac vuri në shënjestër ikonat sportive të meshkujve si Cristiano Ronaldo, David Beckham, Tom Brady dhe Lebron James në një përpjekje për të ekspozuar hipokrizinë e sportistëve meshkuj, të cilët gjithashtu përfitojnë duke “mbi-seksualizuar” veten.

Spiranac fillimisht shkoi në Twitter për t’iu kundërpërgjigjur “kritikëve” të cilët kanë qenë tepër kritikë ndaj imazhit të saj në mediat sociale, të cilin ata e perceptojnë si një objektivizim të ekzagjeruar të panevojshëm të vetes nga i cili ajo përfiton kryesisht.

Në kundërpërgjigjen e saj, Spiranac fillimisht u hodh në mbrojtje të atleteve femra si Naomi Osaka dhe Serena Wiliams, të cilat në një moment gjatë karrierës së tyre kanë “seksualizuar” veten duke u shfaqur në Sports Illustrated. Ajo më pas u tall me nocionin se atletët meshkuj nuk seksualizojnë veten.

“E di se çfarë po mendon, ‘Paige, një burrë nuk do të shfaqte kurrë trupin e tij për vëmendje ose seksualizimin e tepërt, apo ta bënte atë për përfitime monetare. A je i sigurt për këtë?”, tha ajo para se të tregonte fotot e atyre sportistëve që ajo mendon se ka bërë pikërisht këtë për përfitime vetjake dhe për të rritur markat e tyre personale.