Duket se Ilir Shaqiri dhe Sabiani i kanë lënë pas të gjitha hatërmbetjet që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Dy personazhet e njohur ishin miq shumë të ngushtë në shtëpinë e Big Brother, ku ata ishin pjesëmarrës, por pas daljes së balerinit nga kjo shtëpi, marrëdhënia e tyre nuk ishte si më parë.

Askush nuk e di se ç’ka ndodhur mes të dyve, por tashmë duket se raporti i tyre është përmirësuar.

Pak ditë më parë, vajza e Ilir Shaqirit festoi ditëlindjen dhe familja e tij i kishte organizuar një festë. Vetë Iliri falenderoi miqtë e tij për urimet e ditëlindjes së vajzës, përmes një postimi në rrjete sociale, ku ai shfaqet duke kërcyer me Emily-n.

Ndër qindra komentet e shkruara në këtë postim, ra në sy komenti i Sabianit, i cili e uron Ilirin lër ditëlindjen e vajzës. “Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”– shkroi Sabiani, teksa nuk mungoi as komenti i Ilirit, i cili thjesht e falënderoi këngëtarin. “Rrofsh”- shkroi balerini.