Ajo është një nga moderatoret më të njohura në Shqipëri. Dikur pjesë e pandashme e sportit, ndërsa sot drejtuese e një emisioni në televizionin ABC.

Bëhet fjalë për Ilda Bejlerin, e cila prej disa ditësh është bërë nënë për herë të parë. Moderatorja bukuroshe ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën ka vendosur ta quajë Siena.

Por duket se lindja e vajzës nuk ka qenë aspak problem për Ildën, e cila ka ruajtur format e saj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Përmes një postimi në Instagram, ajo shfaqet mjaft elegante, teksa ka veshur një fustan të zi që i tregon linjat perfekte.

“Mami e re në qytet” – kështu ka vendosur Ilda ta përshkruajë veten me dy fotot e publikuara në Instagram.

Vërtetë për t’u admiruar Ilda me këtë trup kaq perfekt pas lindjes.