Pasi u shfaq së fundmi në krahët e Donald Veshaj, moderatorja e njohur Bora Zemani ka marrë së fundmi një surprizë mjaft të bukur nga fansat e saj.

Disa prej tyre kanë vendosur t’i dërgojnë një banderolë përmes një parashute në vendin e saj të punës, ku shihet fotoja e Borës dhe dy vëllezërve Veshaj.

Përveç banderolës, ata i kanë dërguar edhe një buqetë të madhe me lule dhe disa çokollata, duke e emocionuar pafund Borën.

Ka qenë vetë moderatorja që ka filmuar surprizën e bukur, teksa e ka shpërndarë edhe në rrjetet e saj sociale.

Bora i ka bërë edhe një foto banderolës, duke e ndarë edhe këtë si një postim për ndjekësit, teksa krahas tij shkruan edhe fjalën e përdorur më së shumti nga Romeo e Donaldi, #lafamiglia.

Para pak ditësh, Bora ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, me Donaldin e Romeon, ku foli për projektin e saj të ri, “Më lër të flas”, si edhe për ribashkimin e saj me aktorin.