Porto, qyteti mjaft i njohur i Portugalisë Veriore është një nga destinacionet më ekonomike të Europës Perëndimore. Në këtë qytet do të gjeni katedrale të veçanta, të zbukuruara, sheshe mjaft të gjalla, restorante të bukura buzë lumit. Në Porto do të keni mundësinë të shijoni verërat e ëmbla.

Praga, kryeqyteti i Republikës Çeke është një nga vendet më të vizituara nga turistët në mbarë botën. Në këtë qytet do të provoni birrën më të mirë në botë, ku ka salla të veçanta vetëm për birra. Gjithashtu, rrugët përrallore të qytetit janë një tjetër arsye për të vizituar këtë qytet, ku gjenden shumë monumente historike me arkitekturën gotike dhe baroke.

Budapesti, kryeqyteti i Hungarisë është një nga vendet më të veçanta të Europës. Përshkrohet nga Danubi, ky qytet është pa dyshim një nga më magjepsësit, duke ofruar një sërë atraksionesh për entuziastët e historisë dhe kulturës. Budapesti njihet edhe për banjat termale dhe jetën e natës.

Zagrebi, kryeqyteti i Kroacisë njihet për gjallërinë e tij. Pa dyshim që në këtë qytet do të kaloni një aventurë të paharruar, me rrugët e shtruara me kalldrëm dhe arkitekturën e vjetër. Në këtë qytet do të shihni edhe shumë muze e sheshe piktoreske, si edhe liqene e ujëvara të gjelbërta.

Gnask, qyteti polak është një vend mjaft atraktiv për të gjithë ata që duan të udhëtojnë me një buxhet të caktuar. E pamundur t’u rezistosh peisazheve shumëngjyrëshe, shtëpive tregtare dhe hijeshisë bregdetare. Në këtë qytet mund të viziton katedralet historike, portet mesjetare dhe kafenetë elegante. Gnasku njihet për plazhet me rërë të artë dhe jetën e natës.