Kujdes, kjo video mund të mos jetë e përshtatshme për njerëzit me zemër të dobët! Sportisti dhe akrobati i Red Bull, Tom Pages e nisi motoçikletën e tij nga 135 metra lartësi, duke bërë dy rrokullisje përpara (salto) në shalë dhe u ul me një parashutë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Kjo video është postuar direkt në profilin e Red Bull France në Instagram. Ylli francez 36-vjeçar i motocross-it në stilin e lirë e kreu këtë marifet disa muaj më parë në Avoriaz, një qytet i vendosur në Alpet Franceze.

Pages u hodh nga një trampolinë e madhe e ndërtuar nga Red Bull mbi një shkëmb, hipur në bordin e “Honda FMX”. Pas numrit ai aktivizoi dy parashuta, përkatësisht për vete dhe për motoçikletën, të cilat mundësonin një përfundim të aventurës së frikshme pa rrezik.

Kërcimi e çoi atë në një lartësi prej 179 metrash nga pika e uljes. Në profilin e Red Bull France në Instagram është e mundur të admirosh momentin spektakolar nga këndvështrime të ndryshme, që korrespondojnë me kamerën e jashtme, të helmetës së pilotit dhe nga një dron special.

Shfaqja u mbyll me një “uoooooh” çliruese nga ana e Pages, i kënaqur dhe plot adrenalinë nga kërcimi i sapo bërë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Red Bull France (@redbullfrance)