Atletico Madrid është rikthyer te suksesi në kampionat pas disfatës se fundit ndaj Villareal. Skuadra kryeqytetae mposhti me rezultatin 0-1 në transfertë Valencian, e cila ka kryer transferimin e Matador Cavanit!
Një ndeshje në të cilën të besuarit e trajnerit Diego Simeone vuajtën jo pak, teksa në pjesën e parë u desh edhe ndërhyrja e VAR për të shpëtuar Atleticon teksa teknologjia anuloi golin e Musah për shkak të një faulli.
Gjithsesi, në fundin e pjesës së parë, VAR kthehet në “aleat” për të besuarit e trajnerit Gennaro Gattuso teksa zbut nga karton i kuq në të verdhë ndëshkimin e Correias. Në fraksionin e dytë, Atletico shfaqet më kërkuese, megjithatë u desh të vinte Griezmann nga stoli për të zhbllokuar rezultatin.
Trajneri Simeone e aktivizoi francezin në minutën e 64-të së bashku me Lemar dhe ishte pikërisht kjo lëvizja fituese e trajnerit argjentinas, pasi dy lojtarët kombinuan në golin e bardhekuqve.
Në fakt, Griezmann pati edhe shansin me vete pasi goditja e tij u devijua nga Soler dhe nxorri jashtë loje portierin Mamardashvili. Deri jë fund, Atletico kontrolloi avantazhin dhe pas këtij suksesi ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e gjashtë. Nga ana tjetër, Valencia pëson humbjen e dytë radhazi dhe mbetet me tre pikë në vendin e 14-të.
Kuriozitet: Klauzola e detyrueshme e Atlético Madrid për të blerë Antoine Griezmann përgjithmonë nga Barcelona bazohet në % e ndeshjeve që ai luan 30 minuta ose më shumë, kur është në dispozicion për të luajtur. Griezmann eshte aktivizuar sivjet në minutat e 62-të, 62-të dhe 65-të këtë sezon.