Atmosfere e jashtezakonshme sot ne Camp Nou dhe jashte tij! Barcelona do te sfidoje Interin dhe pas humbjes ne San Siro qe u ndoq nga polemika te shumta, duhet vetem fitorja per te fshire ate rezultat.

Interi nderkohe ka hyre ne nxehje dhe direkt eshte pritur me shume vershellima. Nje klime e ngjashme me ate te vitit 2010 kur ne Camp Nou ndeshheshin te dy ekipet. “Duhet vullkan” tha Xavi dhe “duhet vetem nje rezultat sonte: fitore”.

Jashte stadiumit sakaq autobuzi eshte pritur me kore dhe sidomos flakadan dhe tymyes nga mbeshtetesit e ekipit katalanas qe sonte do te jene 80 mije ndersa Interi ka vetem 1500 tifoze.

Ne sektoret e tjera nuk do te pranohen tifozet me shaj ose fanela zikalter per te mos ndodhur ajo qe ndodhi me Eintraht Frankfurt. Nderkohe. formacionet zyrtare jane keto: BARCELLONA (4-3-3): Ter Stegen; Sergi Roberto, Eric Garcia, Piqué, Alonso; Pedri, Busquets, Gavi; Dembélé, Lewandowski, Raphinha.

INTER (3-5-2): Onana; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Çalhanoğlu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro. Trajner: Simone Inzaghi. Milan Skriniar, mbrojtësi i Interit, foli për Mediaset Infinity para ndeshjes shumë të rëndësishme në Camp Nou: “Mendoj se jemi gati, e dimë se çfarë na pret. Duhet të kemi një ndeshje të madhe.

Publiku do ta ndihmojë Barcelonën, por ne nuk kemi frikë. Ne duam të luajmë për të, duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të përqendruar, siç bëmë në San Siro, por duhet të luajmë me topin, nuk duhet të mbyllemi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ESPN FC (@espnfc)